Nisma “Thurje” në zgjedhje, Shabani: Do garojmë në disa bashki
Endri Shabani, kryetar i nismës “Thurje” sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se do të bëhen pjesë e zgjedhjet vendore për disa bashki të vendit.
Shabani tha se do të kandidojnë për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiakë në vetëm bashkitë kryesore të vendit.
“Ky vendim është marrë që në zgjedhjet e kaluara. Ne pas disa vitesh si aktivistë të shoqërisë civile kuptuam që këta nuk po e bëjnë Shqipërinë siç duhet. Ne na duhet të marrim më shumë përgjegjësi dhe si brez dhe si njerëz që kemi disa ide sesi mund të menaxhohet më mirë Tirana. Do kandidojmë për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiakë në bashkitë kryesore të vendit”, tha ai.
“Ideja është që edhe për garimin për kandidat për kryetar dhe për këshillat, na duhet të marrim më parë aprovimin e qytetarëve. Është një proces që këta i kanë bërë që ti mbajnë alternativat larg zgjedhjeve”, sqaroi më tej Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta