A është i favorizuar Këlliçi në garën brenda PD? Përgjigjet Gerti Bogdani
Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, kandidat për primaret për t’u shpallur kandidat i opozitës për kryebashkiak i Tiranës, komentoi garën brenda PD, ku veç tij deri tani është konfirmuar vetëm Belind Këlliçi.
Në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur nëse Këlliçi është më i favorizuar në këtë garë duke qenë se ka qenë më pranë kryetarit Sali Berisha gjatë këtij viti, u shpreh se kontributi në parti nuk matet me një vit por me vazhdimësinë.
“Nuk ka të bëjë aspak. Plus Berisha e ka bërë të qartë se të gjithë kandidatët janë të barabartë në garë. S’mund të shihet vetëm viti i fundit, pasi historia e tranzicionit është 30-vjeçare, dhe nga ana tjetër është anëtarësia që do ta votojë dhe nxjerrë kandidatin. Kjo është nja nga risitë që ka sjellë Berisha dhe është një risi që e nxjerr një kandidat më të fortë; se është ndryshe kur ke vetëm emërimin nga kryesia dhe ndryshe kur ke mbështetjen e të gjithë anëtarësisë dhe edhe përgjegjësia dhe përgjegjshmëria është më e madhe. Në këtë rast, historia politike në Shqipëri nuk është 1-vjeçare”, tha Bogdani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kandidatët përballë Veliajt, Bogdani: Gara është e vështirë, por e hapur
- Bushati i drejtohet Bogdanit: Do ishte mirë po të kandidoje për Tiranën, por s’fiton
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës