Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do dërgoj Veliajn në SPAK për inceneratorin

1 Nëntor 2022 | 15:43

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se nëse zgjidhet kryebashkiak i Tiranës, do dërgojë në SPAK dosjen për inceneratorin në kryeqytet, që sipas tij është aferë korruptive dhe ka përgjegjës Erion Veliajn.

Në një intervistë për Euronews Albania, Këlliçi nënvizoi se do të bëjë transparencë dhe shtoi se do të kërkojë rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt.

“Personi që kontrollon mediat dhe bën shantazh është Erion Veliaj dhe këto i bën për llogari të të gjitha firmave të paligjshme që janë hedhur. Ajo çfarë unë ofroj, është transprarencë për të gjithë opinionin publik, për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe për të bërë shembull e për të dërguar zyrtarë të lartë para drejtësisë, për firmat e paligjshme që kanë vendosur. Premtoj transparencë në rastin e inceneratorit të Tiranës, sepse dokumentet janë të bllokuara dhe nuk bëhen publike.

Premtoj që këtë shkresë do e dërgoj si kryetar i Bashkisë Tiranë, personalisht në SPAK, meqë nuk e merr dot në pyetje Erion Veliajn. Do ta çoj unë personalisht me gjithë dosjen e inceneratorit të Tiranës. Premtoj që do kërkoj rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024