Më 3 nëntor, kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, që është iniciuar nga paraardhësja e tij, Angela Merkel.
Cani: Në dallim nga Merkel, Scholz e tha publikisht që Serbia duhet të njohë Kosovën
Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Bahri Cani deklaroi se kancelari gjerman, Olaf Scholz e tha publikisht që Serbia duhet të një pavarësinë e Kosovës, ndryshe nga ish-kancelarja, Angela Merkel.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Cani u shpreh takimi mes Scholz, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 3 nëntor është i rëndësishëm, por nuk do të jetë vendimtar.
“Ky me siguri që është një takim i rëndësishëm, por nuk është një takim vendimtar. Është një takim ku palët ulen sy më sy, për hapat e tjerë që do ndërmerren, nuk do të ketë një vendim. Është fakt, që kancelari Scholz e ka thënë para publikut, të gjithë e dimë që çështja e njohjes pavarësisë së Kosovës, është përmendur jashtëzakonisht shpesh në të gjitha takimet e rëndësishme.
Kancelari Scholz, në dallim nga kancelarja ish-Merkel, ka bërë vërtet të duhur, ndonëse edhe jo të këndshëm për të. E ka thënë hapur, para publikut të Kosovës dhe para publikut të Serbisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet