Deri në 3 vjet burg për dhunuesen e të moshuarës në azil, thotë prokurori
Një grua e moshuar në një azil në Pejë është dhunuar brutalisht nga një vajzë e re, e cila rezultoi se është një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë. Pas bërjes publike të pamjeve të rënda, Policia e Pejës ka arrestuar menjëherë 2 nga vajzat që dyshohen se kanë dhunuar të moshuarën.
Dorjan Juniku, prokurori i Pejës, i cili është duke u marrë me çështjen e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, tha në emisionin “Goodmorning Albanias” se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën, sipas kodit penal, rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet.
“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktimave të ndjeshme, siç është rasti në fjalë, maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.
Ai sqaroi se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat, nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje