Historike | Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë (3 marrëveshjet)

3 Nëntor 2022 | 12:26

6 liderët e Ballkanit e Perëndimor kanë firmosur sot në samitin e “Procesit të Berlinit” tri marrëveshjet, të cilat janë:

  • Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
  • Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.

Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri Edi Rama, Albin Kurti, Dritan Abazoviç, Ana Bërnabiç, Dimitar Kovaçevski dhe Kyriakos Mitsotakis.

Për samitin e sotëm presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen shkroi në Twitter se ndihej mirë që gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor ishin bashkë në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.

Ajo tha se “Procesi i Berlinit” po mbahej për të thelluar integrimin ekonomik, ndërsa ndihma do të niste me energjinë.

Ndërsa në fjalën hapëse të këtij samiti, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026