Pacolli: Serbia nuk do të ketë asnjëherë kapacitetin për të sulmuar Kosovën
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka rrezik për luftë dhe se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të qetë.
“Serbia nuk do të ketë asnjëherë kapacitetin dhe as mundësinë asnjëherë që të sulmojë Kosovën. Koha e luftës ka mbaruar, tani është lufta e mendimit të lirë të sinqertë, mendimit që lidhet ngushtë me veprimet e përditshme. Nuk janë SHBA apo BE-ja për të ndryshuar qeverinë në Kosovë. Sa më kokëfortë të jetë z. Kurti e bën të pamundur ecjen përpara të proceseve në Kosovë”, u shpreh ai, teksa analizoi situatën pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.
Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë do t’u shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.
Në afatin 21 nëntori deri më 21 janar pronarët që kanë ende makina me targa serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West