Aktivistja: Xhirimi ka qenë i planifikuar si hakmarrje ndaj infermieres
Aktivistja Elena Bogëjani thotë se videoja e dhunës ndaj të moshuarës në një shtëpi pleqsh në Pejë është hakmarrje ndaj infermieres dhe nuk ka si qëllim të denoncojë dhunën.
Në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania, aktivistja u shpreh se mënyra se si ka dalë videoja, duke iu dhënë një aktoreje e cila dihej që do ta publikonte, tregon se është diçka personale mes punonjëseve të azilit.
“Publikimi i dhunës na vjen duke iu dërguar një aktoreje. Ka qenë e llogaritur se e kanë ditur që ajo do ta publikojë. Duket që është një hakmarrje ndaj kësaj infermiereje. Ndaj mendoj se edhe ajo që e ka dërguar videon, që mundohet të luajë rolin e shpëtimtares, është duke u hakmarrë. Është personale ndaj Auronës nuk është për të shpëtuar pleqtë dhe të ekspozojë dhunën”, tha aktivistja.
E moshuara dyshohet se dhunohej prej kohësh nga punonjëset e një qendre azili pleqsh në qytetin e Pejës në Kosovë, por rasti i rëndë u bë publik vetëm pas publikimit të videos në rrjetet sociale.
Në video shfaqet njëra prej punonjëseve që godet me shpulla të moshuarën, ndërsa koleget e saj qeshin në sfond.
E moshuara është e ëma e Taulant Nurës, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës. Të afërmit e viktimës e kanë nxjerrë menjëherë nga azili privat, ku siç deklaruan paguanin 650 euro. Ata thanë se ajo nuk kishte treguar dhunën pasi vuante nga alzhaimeri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë