A do të votojë PL në primaret e PD-së? Tedi Blushi: E mbështesim plotësisht

4 Nëntor 2022 | 12:01

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania primaret janë një proces që do të përfshijnë të gjithë faktorin opozitar.

Ai u shpreh se PL ka mbështetur gjithmonë këtë proces, i cili është i përbashkët.

“Ne si Parti e Lirisë do ta mbështesim këtë proces. Në momentin që do të gjykojmë që ka figura të cilat padiskutim nuk do të mungojnë dhe që janë fitues në këtë garë, sigurisht që do kemi primare të përbashkta me PD-në, por edhe me parti të tjera të opozitës.  Është një proces që do të përfshijë gjithë faktorin opozitar. Ne kemi rënë dakord që ta mbështesim këtë proces. Është një proces i përbashkët, ku do të përfshihet jo vetëm PL dhe PD”, u shpreh Blushi.

“Sekretari Politik është drejtuesi i gjithë aksionit politik. Ne dje kemi përcaktuar edhe drejtuesit për 4 qarqet. Për Tiranës do të jetë Endrit Brahimlari, Monika Kryemadhi për qarkun Fier, Edmon Haxhinasto për Elbasanin dhe Elona Gurin për qarkun e Durrësit”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026