Cilat janë 6 bashkitë e tjera ku mund të votohet elektronikisht në 14 maj

4 Nëntor 2022 | 13:01

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u shpreh për mediat të premten se mund të zhvillohet votimi elektronik në 14 maj dhe në 6 bashki të tjera të cilat janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.

“Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord. Nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki. Nëse jo, nuk mund ta bëjmë”, tha Celibashi.

Ai nënvizoi se kostoja se zgjedhjeve të ardhshme vendore do të jetë 5.3 mld lekë.

Celibashi tha më tej se në 6 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

“15 mars 2023 përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe të listave të shumë-emërore për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Më 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve dhe në 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore”, u shpreh Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026