Lorenc Vangjeli tregon skenarin e Metës: Çfarë synon brenda opozitës

4 Nëntor 2022 | 13:44

Analisti Lorenc Vangjeli tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta nuk ka si synim zgjedhjet e 14 majit, por po përgatitet për zgjedhjet e 2025, ku kërkon të jetë kryetari i opozitës.

“Llogaritë e tyre në të gjitha rrethanat i nxjerrin humbës. Kam përshtypjen që shumë pak i kanë vënë re. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje politike. Nëse për Berishën këto janë zgjedhje që gati marrin ngjyresën e një beteje finale, interesi i Ilir Metës është tjetër gjë. Meta duke mos hyrë në garë në asnjë bashki, por duke tentuar të luajë vetëm për proporcionalin në thelb përgatitet për garën e 2025. Meta nuk lufton thjesht për të ri-ngritur partinë e tij. Ai po tenton të shkojë drejt garës të 2025, nën mantelin e kryetarit të opozitës”, tha Vangjeli.

Ai komentoi edhe përçarjen e PD para zgjedhjeve vendore.

Të dyja palët patën shansin që të mos bashkohen, se interesi që i ndan ato është shumë i madh. Nuk ka mundësi që kontradikta e tyre thelbësore të zgjidhet. Kjo kontradiktë kalon nëpërmjet një emri që është Sali Berisha. Skena e zgjedhjeve mund të sjellë disa surpriza, njëra prej tyre ka të bëjë me tentativën dhe besoj se do të jetë sërish një akt i mbetur në tentativë i njërit grup të PD-së, të Bashës dhe Aliebajt. Ata do të vazhdojnë që do të pretendojnë të hyjnë në zgjedhje, por nuk do të kenë asnjë kandidat. Ata do pretendojnë që do mbështetin kandidatët e PD-së. Do refuzojnë hyjnë në garë konkrete për bashki, me qëllim për të siguruar alibinë. Berisha ka nevojë për alibi për rezultatet e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026