“Nuk dini kur mblidhen strukturat”, Këlliçi debat me Pëllumbin, ironia për Ramën
Kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës Belind Këlliçi ka debatuar me deputetin e PS Arben Pëllumbi për zgjedhjet lokale, ku politikani demokrat komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, i cili tha se ‘Erion Veliaj do të shpartallojë pjellët e pseudo-primareve’.
I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi ironizoi duke thënë se PS nuk di se kur mblidhet struktura, deklaratë të cilës iu përgjigj dhe Pëllumbi.
Pjesë nga debati:
Pëllumbi: Unë do mbështesë këdo kandidat për Bashkinë e Tiranës, por ne jemi duke punuar me në krye Erion Veliajn. Do mblidhen strukturat për ta zyrtarizuar.
Këlliçi: Rama në daljen e tij tha se Erion Veliaj do të shpartallojë çdo pjesë të dalë nga primaret. Ne që bëjmë primaret dhe që u japin mundësi anëtarëve që të zgjedhin vetë jemi pjellë e një pseuodo procesi dhe këta që nuk dinë se kur mblidhen strukturat dhe a e kanë apo nuk e kanë Erion Veliajn kryetar e quajnë arritje.
Pëllumbi: E dimë shumë mirë kur mblidhen strukturat tona. Struktura mblidhet sipas kodit zgjedhor për të shpallur zyrtarisht kandidaturat.
Këlliçi: E shpalli Rama dje, ti e di shumë mirë se në PS nuk bëhen zgjedhje brenda partisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West