Në kërkim për kapjen e 33.5 kg kokainë në Durrës, avokati: Ku ndodhet Trifon Murataj
Ilir Qafa, avokati i kompanisë “Ziko”, në kontejnerët e së cilës u zbuluan 33.5 kg kokainë të fshehur në arkat me banane në Portin e Durrësit, deklaroi se pronari, Trifon Murataj, i cili është shpallur në kërkim, ndodhet prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Qafa u shpreh se Murataj ka dhe një biznes të regjistruar në SHBA.
Qafa nënvizoi se Trifon Murataj është njoftuar në lidhje me këtë rast.
“Pronari i kompanisë ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky biznes është një biznes i ndërtuar në tre dekada. Prej një kohe të konsiderueshme ai punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhe një biznes të regjistruar atje.
Në biznesin e produkteve ushqimore që importon nga vende të ndryshme të botës, menaxhohen nga kompani të regjistruar në SHBA. Patjetër që është njoftuar. Patjetër që ka qenë gjithë kohës në komunikim”, theksoi ai.
Policia e Durrësit ka arrestuar administratorin e kompanisë, Petrit Demishaj, 57 vjeç, që priste ngarkesën me banane.
Në pranga kanë rënë edhe 2 punonjës të skanerit të Portit të Durrësit, Alban Naziraj, 48 vjeç dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng