Biden mesazh Begajt: SHBA dhe Shqipëria, krah për krah në OKB kundër agresionit rus

7 Nëntor 2022 | 12:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka dërguar një mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje homologut shqiptar, Bajram Begaj për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën. Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale”, shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

Presidenti Biden vlerësoi ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, theksohet në mesazh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026