Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe, KQZ në Kosovë pret shpalljen e zgjedhjeve
Katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, si vazhdimësi e veprimeve të Listës Serbe e cila kundërshton vendimin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave të automjeteve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të presë vendimin e presidentes Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjet e mundshme në këto komuna.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Kosova Press se përgatitjet e këtij institucioni për zgjedhje bëhen pasi ato të shpallen nga Osmani.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentees e Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre.
Sikurse në të kaluarën një nga hapat e parë që ndërmerr KQZ është miratimi i planit operacional ku listohen të gjitha aktivitetet që duhet të kryhen nga ana e KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, theksoi ai.
Mëngjesin e sotëm dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre. 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.
Të shtunën, në një konferencë për media kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njoftoi se ata do të tërhiqen nga institucionet qendrore të vendit dhe në komunat veriore.
Sot ata kanë dorëzuar edhe armët. Këto veprimet erdhën pasi qeveria e Kosovës mori vendimin për targat.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë