Pensionistët britanikë pushojnë në Shqipëri, klima një nga arsyet

7 Nëntor 2022 | 15:22

Në një kohë që shqiptarët i shtyn drejt Britanisë së Madhe papunësia, varfëria dhe ambicia për më shumë të ardhura në më pak kohë, britanikët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për t’u ikur muajve të ftohtë e të lagësht të dimrit në ishull.

Mediat britanike shkruajnë se ka një fluks prenotimesh drejt Shqipërisë, që e kanë zgjedhur vendin tonë për dy arsye; klima e ngrohtë dhe me diell gjatë muajve të dimrit dhe çmimet e lira.

Rritja e prenotimeve për pushime të gjata dy deri në tre muaj është vënë re, sipas “Daily Star”, gjatë muajit shtator. Një pjesë e mirë janë pensionistë që vitet e tjera kanë zgjedhur të pushojnë gjatë dimrit në Karaibe dhe ishujt Kanarie.

Por, me rritjen e fortë të çmimeve të energjisë elektrike në këto vende, sipas mediave britanike, ata po kërkojnë alternativa të tjera me më pak kosto. Shqipëria vlerësohet si njëra prej tyre.

Sipas fushatave promocionale të agjencive turistike, britanikët mund të kursejnë deri në 64 për qind të pensioneve mujore në Shqipëri dhe për më tepër të shijojnë klimën e ngrohtë dhe me diell gjatë muajve të dimrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026