Taulant Muka tregon tre ministrat e Ramës me plagjiaturë
Studuesi dhe epidemiologu, Taulant Muka tha se plagjiatura është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, sa i takon sistemit arsimor.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Muka u shpreh se Ogerta Manastirliu, Evis Kushi dhe Ulsi Manja, janë tre ministrat e qeverisë Rama, të cilët kanë plagjiaturë.
Sipas tij, është një skandal fakti që Ministria e Arsimit drejtohet nga një person me plagjiaturë.
“Kjo është fatkeqësia më e madhe e dy kombeve shqiptare që ekziston në Ballkan. Në Shqipëri kemi emra shumë të njohur të politikës shqiptare që sot janë ministra. Kemi tre ministra në qeverinë Rama, që ne i kemi akuzuar për plagjiaturë, kur kanë marrë numrat e shteteve të tjera, për t’i vënë numrat për qytetet shqiptare. Këta politikanë bëjnë politikat tona sot.
Besoj e dimë të gjithë, është Manastirliu, është ministrja e Arsimit që ne kemi sot dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Pra, të jesh në vitin 2022 dhe Ministria e Arsimit të drejtohet nga një person që ka kopuar, është një skandal jo kombëtar, por ndërkombëtar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s