Koreja i Veriut i përgjigjet SHBA-ve: S’kemi marrëveshje armësh me Rusinë

8 Nëntor 2022 | 09:22

Koreja e Veriut deklaroi se nuk ka pasur kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë, njoftoi media e saj shtetërore.

Deklarata vjen pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Koreja e Veriut duket po furnizon Rusinë me predha artilerie për lufta e saj në Ukrainë, shkruan Reuters.

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Veriut i quajti akuzat një thashetheme dhe tha se Pheniani “asnjëherë nuk ka pasur ‘marrëveshje armësh’ me Rusinë” dhe nuk ka “asnjë plan për ta bërë këtë në të ardhmen”.

“Ne i konsiderojmë lëvizje të tilla të SHBA-së si pjesë të përpjekjes së saj armiqësore për të njollosur imazhin e DPRK-së në arenën ndërkombëtare duke thirrur “rezolutën e sanksioneve” të paligjshme të (Këshilli i Sigurimit i OKB-së) kundër DPRK-së”, tha zyrtari në një deklaratë.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që tregojnë se Koreja e Veriut po furnizon fshehurazi Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026