Ministri serb i Mbrojtjes: KFOR-i të mos lejojë policinë shqiptare në veri
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është e tensionuar, por shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim.
Vuçeviç u shpreh se KFOR-i është një faktor i rëndësishëm, i cili nuk duhet të lejojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të dërgojë policë shqiptarë në veri të Kosovës, shkruan RTS (Radio Televizioni Serb).
“Shpresoj që KFOR-i dhe EULEX-i do ta marrin atë rol, sepse do të ishte shumë e rrezikshme nëse Prishtina vendos të dërgojë pjesëtarë të policisë të nacionalitetit shqiptar, nga pjesët e tjera të Kosovës, në veri, për të hyrë në komunat me shumicë serbe“, ai.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po bisedon me të gjithë aktorët relevantë politikë të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është në kontakt të përditshëm me komandantin e KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim mëngjesin e së martës, liderët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.
Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve