Shqipëria mbyll përgatitjet, kuqezinjtë gati për miqësoren me Katarin
Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjetve për miqësoren e radhës, atë ndaj Katarit e cila do të luhet ne Spanjë. Kuqezinjtë përgjatë dy ditëve të fundit janë stërvitur fillimisht në qytetin e Durrësit dhe më pas në Rrogozhinë në ‘Arena Egnatia’.
Grupi është stërvitur i plotë, ndërsa shqetësime ka pasur vetëm mesfushori bardheblu i grumbulluar nga Reja, Ardit Deliu.
Këtë të martë skuadra niset drejt Spanjës, aty ku përgjatë pasdites do të zhvillohet dhe seanca stërvitore në stadiumin ku do të mbahet ndeshja. Kujtojmë se dy futbollistët Arlis Shala dhe Kristal Abazaj janë të vetmit të grumbulluar që nuk aktivizohen në Superligën Shqiptare. Dyshja kanë qenë të fundit që i janë bashkuar skuadrës në prag të miqësores.
Ashtu si ndaj Arabisë Saudite, trajneri Reja ka eksperimentuar duke thirrur një numër të madh lojtarësh të kampionatit vendës.
Ndërkohë në ditët në vijim kuqezinjtë kanë dhe dy përballje të tjera për të luajtur në Air Albania. Fillimisht ajo ndaj Italisë në 16 nëntor dhe me Armeninë 3 ditë më pas.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve