“Mban armën në brez”, gazetari zbulon foto të Gjergj Laçit nga shtëpia
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” një foto që gruaja e Gjergj Laçit i ka bërë të shoqit me kurriz.
Ai duket i ulur dhe në brez dallohet qartë arma me të cilën kërcënon familjen që ka mbajtur të ngujuar për 6 vite.
Sipas gazetarit ky duhet vlerësuar jo vetëm si rast i izoluar, për aq kohë sa pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, në zonën e 5 Majit jeton një njeri i tillë problematik.
Ferhati tha se nuk dinte të ndante radikalizmin fetar nga problemet mendore, ndërsa kujtoi dhe kontaktin e parë të Laçit me policinë në vitin 2013 ku rezultoi i dehur.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Gjergj Laçin i cili akuzohet së ka mbajtur të ngujuar familjen e tij për 6 vite.
Në seance 52-vjeçari ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas dhe se nuk i ka penguar që të dalin jashtë.
Sa i takon mos dërgimit në shkollë të fëmijëve ai ka deklaruar se nuk kanë pasur nevojë ndërsa për fishekët dhe thikat është shprehur se i mbante për punë.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit