Detaje të panjohura, gazetari kurd tregon torturat në kampet e tmerrit
Gazetari kurd Mahmud Sheik Ibrahem tregoi në “Now me Erla Mëhillin” se situata në kampet në Siri është e vështirë për t’u përballuar nga njerëzit normalë.
Ai tregoi se atje jetojnë të rrethuar, ndërsa ka një kontrast të theksuar mes ditës dhe natës, gjë që e vështirëson jetesën.
Ibrahem u shpreh se komuniteti ndërkombëtar nuk po tregon kujdesin e duhur për fëmijët në kampe të cilët kanë shumë nevoja. Në Jordani, siç tregoi gazetari do të mbahet një konferencë për të diskutuar kushtet e jetesës në kamp.
Shumica në kampin Al Hol janë irakianë ndërsa mijëra të tjerë janë të huaj dhe ka dhe sirianë që jetojnë atje, tregoi gazetari. Ai tha se rreth 8 mijë janë fëmijë.
Ibrahem tregoi për Euronews Albania se ishte në dijeni të rastit të Eva Dumanit që iku nga duart e anti-terrorit. Ai tha se kishte zbuluar për të prej dy vitesh që kur familjarë të saj e kontaktuan. Gazetari tregoi se Dumani po jetonte me ekstremiste të linjës së ashpër dhe nuk ishte rast individual pasi kishte plot raste të grave të tilla.
“Ndoshta jo të gjithë janë në kampin Al Hol janë të kënaqur me ligjin islamik por janë të detyruar ta respektojnë atë,” – u shpreh Ibrahem.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret