‘Të pafytyrë’, Rama-opozitës: U paguat me para ruse për të rrëzuar qeverinë

9 Nëntor 2022 | 10:41

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish Partinë Demokratike për lidhje me financimet ruse.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Rama iu drejtua deputetëve demokratë, duke thënë se janë të pafytyrë e pa atdhe, të cilët me para ruse donin të rrëzonin qeverinë.

“Ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, jeni ca njerëz që nuk keni as fe, as atdhe, as iman sepse çoheni këtu në pikë të sabahut, merrni nëpër gojë dhe akuzoni për pazar një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Po të kishit ju fytyrë, fe dhe atdhe, nuk i bënit Shqipërisë atë që i keni bërë.

Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit. Më thoni arsyen pse paratë ruse duheshin derdhur në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Apo doni thoni që nuk i keni marrë ato para?”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026