Balla thirrje deputetëve të PD: Votoni në Kuvend marrëveshjen për Portin e Durrësit

9 Nëntor 2022 | 10:20

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike, veçanërisht atyre që përfaqësojnë Durrësin, që të votojnë marrëveshjen për portin e ri turistik që pritet të ndërtohet në qytetin bregdetar.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Balla u shpreh se me investimin e ri, Porti i Durrësit do të të kthehet një prej porteve më të rëndësishme të industrisë globale të turizmit

“Thirrja ime, pikë së pari, është për deputetët e Durrësit, në këtë krah të sallës, që jo vetëm ta votojmë sot, por ta votojmë edhe në momentin që kjo do kalojë në seancë, sipas projekt vendimit që duhet ta votojmë pa humbur kohë.

Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë që i jep mundësi Shqipërisë, që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike në Mesdhe, të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori që ne nuk kemi ekzistuar fare. Shumë shpejt, Porti i Durrësit do të kthehet një prej porteve më të rëndësishme të industrisë globale të turizmit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026