‘Kosova do konflikte dhe poshtërim të serbëve’, Vuçiç niset drejt Parisit

9 Nëntor 2022 | 12:24

Serbët në Kosovë vazhdojnë të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në institucionet e Prishtinës, pas vendimit për targat.

Pas përfaqësuesve politikë, policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, sot dorëheqjet kanë dhënë edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se dy ditët e ardhshme do t’i kalojë në Paris, ku do të takohet me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dërguarin special Miroslav Lajçak dhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Do të shohim se çfarë takimesh të tjera do të ketë. Forumi për Paqe është atje,” tha ai, duke shtuar se gjithçka tregon se si Prishtina i ka planifikuar veprimet e saj.

“Unë nuk mund të përgjigjem për gjithçka që bëjnë këta njerëz, por veprimet e tyre tregojnë se ata në fakt kishin planifikuar gjithçka. Se donin incidente, konflikte dhe poshtërim të popullit serb. E shihni se ata ende nuk heqin dorë nga aktivitetet e tyre të paligjshme”, shtoi presidenti serb, raporton Euronews Serbia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026