Paralajmërimi i Meçollarit: Shqipëria mund të humbë 40 km2 det në Gjykatën e Hagës
Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari paralajmëroi se Shqipëria mund të humbasë një sipërfaqe detare prej 40 kilometra katror, nëse çështja me Greqinë kalon në Gjykatën e Hagës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Meçollari nënvizoi se kjo mund të ndodhë, nëse pala shqiptare hyn në marrëveshje, duke i cilësuar si mosdakordësi, çështjet e për të cilat është arritur dakordësia në vitin 2018.
“Gjykata e Hagës ka më shumë çështje detare të trajtuara se Hamburgu. Nga pikëpamja e specializimit, të dyja kanë specializim të mjaftueshëm, për ta zhvilluar këtë. Çështja është cila do të jenë kushtet mbi të cilat ne do të shkojmë në Hagë, pasi palët duhet të bien dakord me një dokument, i cili do t’i shtrojë pyetjet gjykatës dhe pyetjet do të jenë çështjet e mosdakordësisë që kanë palët.
Nëse ne do të fusim në mosdakordësi, edhe dakordësitë që kemi rënë dakord në vitin 2018, atëherë Shqipëria do të gjendej në pozitë të disfavorshme në Hagë. Ne, me vullnetin tonë, nga përllogaritjet e mia, rezulton që hyjmë me një marrëveshje të tillë, duke i quajtur të gjitha çështjet mosdakordësi, me 40 kilometra katror minus, me një vendim që mund të marrë Gjykata e Hagës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit