“Viti 2013, ndarja mes dy botëve”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës për buxhetin 2023

9 Nëntor 2022 | 14:06

Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për buxhetin e 2023.

Ahmetaj tha në parlament se viti 2013 ishte ndarja mes dy botëve dhe se nga ky vit të gjitha buxhetet janë karta sociale me qytetarët.

Më tej ai theksoi se janë 60 mijë të punësuar që paguajnë taksa zero.\

“Për hir të së vërtetës krahasimet bëhen me bazë historike dhe pastaj statistikore. 2013 ndarja mes dy botëve. Çfarë janë buxhetet, të gjithë buxhetet që nga 2013. Janë karta sociale me qytetarët shqiptarë, por edhe me sipërmarrjet. Flamuri i cili nuk është ulur kurrë dhe është flamuri social i kësaj maxhorance ka të bëjë me taksën progresive. Hajde t’i krahasojmë të dy qeveritë. 10% mbi qytetarin e zakonshëm. Nuk harrohen. Çdo vit për shkak të një ndryshimi fiskal, ndryshim politik se si një qeveri trajton qytetarin e vet. Ia heq nga kurrizi dhe ia bën zero. Janë gati 60 mijë të punësuar që paguajnë zero taksa.

A është marrëveshje sociale. Sa janë këto para, janë 120 mln dollarë në vit. Kjo është pjesë e kartës sociale, e rëndësishme. Baltë mund të hedhës sa të duash, shyqyr shqiptarë mund të ikin e të vijnë, kufijtë janë të hapur. Janë tre probleme të mëdha që kanë ndodhur këto kohë, tërmeti, pandemia, lufta. Të gjitha kanë shkuar te tryeza e bukës. Kemi marrë të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe i kemi ndihmuar nga mendja nga zemra e kësaj maxhorance. Një përmbytje ndodhi në Veri dhe i latë pa bukë”- tha Ahmetaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026