“Rama një lypës për atdheun”, Spiropali: Opozita po mbahet peng nga një njeri

9 Nëntor 2022 | 13:55

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se opozita është e marrë peng nga një person të vetëm, referuar kreut të PD-së Sali Berisha.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Spiropali me lëvdata tha se mazhoranca ka punuar për të ardhmen e vendit, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ajo tha se nëse Berisha do të ishte në krye të qeverisë gjatë tërmetit dhe pandemisë askush nuk do ia zgjaste dorën.

“Të nderuar deputetë ne nuk biem dakord për asgjë kulturë e kundërshtimi është e ngulitur sa as aritmetika e thjeshtë nuk shërbe si kriter apo mundësi për të parë të njëjtin realitet. Kjo ndodh sepse një e pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Vesi nuk ju del as nga humbjet e njëpasnjëshme, Haxhiu dhe Qamili do bërtasin. Ka probleme në Shqipëri, por jemi në rrugë të mbarë. Bota, Europa dhe Rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh, kjo kërkon qeveri të fortë.

Një pjesë e opozitës është e marrë peng nga një individ. Për t’ju thënë se sa të ndryshëm jemi, supozojmë se non-grata i anglo amerikanëve dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar mori përgjigje unike nga kjo qeveri. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash.

Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë. Nuk dua të merrem gjatë me ta se historia do t’i mbulojë me turp. Buxheti i 2023 është dyfishi i buxhetit 2013, por sot kriza është më e rënde se pandemia”, tha ndër të tjera Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026