Helidon Bushati: Buxheti i 2023, buxheti i harresës për veriun e vendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati deklaroi gjatë fjalës së tij sot në Kuvend se buxheti i 2023 është buxheti i harresës për veriun e vendit.
Nga foltorja e Kuvendit, Bushati theksoi se qytetarët nga veriu nuk dinë nëse të qajnë apo të qeshin që u anulua tenderi Milot-Balldren, duke shtuar se i duhet të presin dhe 5 vite për të ndërtuar këtë rrugë.
“Buxheti i 2023, buxheti i harresës për veriun. Pse është i harresës? Sepse për 4 qarqe, Lezhës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, nga 340 mln euro fonde për investime, shkojnë vetëm 58.9 mln euro. Nëse i heqim kostot për Rrugën e Arbrit, shkon vetëm 9.1%. Ja pra për investimet kjo qeveri për 4 qarqe i vlerëson as me 10 % të fondit. Më në fund ministrja e Infrastrukturës dha në Komision një lajm: Është anuluar tenderi për aksi Milot-Balldren. Ne veriorët, s’dimë nëse duhet të qeshim që mbaroi një aferë korruptive? Apo të qajmë që të presim dhe 5 vite të tjera me atë trafik që përballemi. Ministrja tha nuk është në prioritetet tona të persekutuarit. S’janë në prioritet ata që po vdesin dhe s’kanë marrë atë që meritojnë? S’po marrim as këstet e tyre? Kjo është e turpshme. I njëjti fond si vitet e mëparshme 8.5 mln. E turpshme. Nuk ka fjalë tjetër”, u shpreh deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Rama në lypës për Atdheun”, Spiropali: Opozita po mbahet peng nga një njeri
- Kurti thirrje serbëve: Mos i braktisni institucionet e Kosovës
- FOTO | Provokon Vuçiç, nderon serbët që u larguan nga institucionet e Kosovës
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij