​Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

11 Shtator 2020 | 05:52

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tregoi se pse mori vendim për lirimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti.

Ai tha se disa veprime të Osmanit kanë qenë të papranueshme për LDK-në dhe për këtë qëllim kanë zbatuar statutin e partisë, raporton KosovaPress.

“Me veprimet e saj Vjosa Osmani ka rënë në kundërshtim me statutin e partisë, pasi sipas statutit asnjë zyrtar i partisë nuk mund të jetë në strukturat udhëheqëse nëse vepron në kundërshtim me vendimet e partisë.

Kundërshtimi i saj për votimin e Hotit, kundërshtimi i mocionit, dhe disa veprime të sajë na kanë detyruar të shkarkojmë nga pozitat drejtuese. I pranojmë mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe”, tha Mustafa.

Megjithatë, u shpreh se është i gatshëm të bisedojë me Osmanin, nëse ajo shpreh interesim për rikthim.

“Në qoftë se zonja Osmani dëshiron të komunikojë unë jam i hapur të bisedoj me të. Por në qoftë se ajo mendon për hapjen e ndonjë iniciative, është e drejtë e saj. Ne e falënderojmë për punën dhe aktivitetin e bërë në LDK, por nuk e diktojmë se çfarë të bëjë me të ardhmen”, tha ai në Pressing.

 

Lexoni gjithashtu:

Osmani etiketon Hotin si arrogant: Qasja e tij është për të ardhur keq

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026