“Të rihetohet vrasja e Xhuvanit”, eksperti: Politika të rrijë larg kësaj çështjeje

10 Nëntor 2022 | 12:38

Dëshmia e Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është bërë temë diskutimi prej disa ditësh në media.

Eksperti i ekzaminimeve shkencore, Artan Rexhepi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se vrjasja e Pjerin Xhuvanit duhet të rihetohet ndërsa shtoi çështje nuk duhet të gjykohet në Elbasan por nga ekspertë të pavarur.

Ai tha se larg kësaj çështje duhet të rrijë larg politik.

“Unë gjykoj se çështja e Arbër Paplekaj nuk duhet të gjykohet në Elbasan, duhet të gjykohet me një trup elitare gjyqësore jashtë qytetit të Elbasanit. Elbasani është I shkëputur nga shteti. Përsa kohë janë të përfshira palët e policisë, minimalisht në aktet e ekspertimit duhet të kishte përfaqësues të palëve. Jam I mendimit që kjo çështje duhet të rihetohet nga grup ekspertësh të pavarur, nëse ka nëse s’ka le të sjellin ekspertë të huaj.

Është shumë e qartë se këtu ka lëvizje politikke dhe çështja mban shumë ngarkesë, ngarkesa që mund të cenojnë hetimin.  Është ngjarje shumë e rëndë, dhe fakti që po rri e qetë prapë është ngarkesë. Nuk shoh interesin e duhur nga autoritet. T’I rrijë larg politika do të ishte shkëlqyeshëm”- theksoi eksperti.

Më tej ai theksoi se ngjarja duhet të zbardhet teknikisht ndërsa shtoi se duhet të gjenden dhe video të tjera nga momenti kur ndodhi vrasja.

“Mos reagimi i policisë është evident. Kishte mos reagim. Krimi s’po e llogarit fare policinë.

Këtu palët e përfshira janë policia dhe oficerë të niveleve të larta. Nuk i fajsoj 100% sepse politika ka futur duart kudo.  Ngjarja duhet zbardhur teknikisht, nuk është shumë e vështirë për ta bërë këtë. Duhet të gjenden video të tjera.  Duhet të rikthehet hetimi, dhe politika të rrijë larg”- nënvizoi ai.

Ngjarja ndodhi në 21 prill të vitit 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke përgjakur fushatën. Paplekaj, ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Pas përplasjes me armë, humbi jetën Pjerin Xhuvani, me profesion mjek dhe i njohur si aktivist i Partisë Socialiste si dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026