Gjermania rikthen heroin e Botërorit, Flick shpall listën për “Katar 2022”
Trajneri Hansi Flik ka kthyer në kombëtare një nga heronjtë e viteve të fundit për Gjermaninë.
Mario Gëce do të jetë pjesë e botërorit të Katarit, i cili nis në 20 nëntor. 30-vjeçari aktualisht aktivizohet tek skuadra e Frankfurtit dhe po kalon një sezon të mirë, ndërkohë që pak muaj më parë mbylli aventurën në Holandë.
I penalizuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme, Marko Rois nuk do të jetë pjesë as në këtë kompeticion. Së bashku me të nuk do të jenë as Robin Gësens dhe Mats Humels. Nojer ka lënë pas dëmtimet dhe do të jetë portieri kryesor i skuadrës, së bashku me Ter Shtegen dhe Kevin Trap.
Jusufa Mokoko është lojtari më i ri në moshë i thirrur tek panxerat, mesfushori i Dortmundit është vetëm 17 vjeç. Bayerni i Mynihut është skuadra me më shumë lojtarë në kombëtaren gjermane, ndërkohë nuk ngelen pas as skuadra si Dortmundi, Lajpcig apo Frankfurt.
Gjermania e nis aventurën e saj zyrtarisht në botëror në 23 nëntor përballë Japonisë, ndërsa 4 ditë më pas pret Spanjën. Më 1 dhjetor luhet dhe ndeshja përballë Kosta Rikës.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve