35% kuota të lira te bujqësori, mbështetja financiare s’i bind studentët
Rreth 35% e kuotave të programeve të studimit në Universitetin e Bujqësorit kanë mbetur të lira pas përfundimit të regjistrimeve të ciklit të parë bachelor.
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me shumë mundësi për prodhimin bujqësor duket se të rinjt nuk preferojnë të studiojnë në këtë sektor.
Katër programe studimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës rrezikojnë mbylljen.
‘Hortikulturë, në biologji marine, në agromekanizim dhe në bioteknologji zooveterinare, programe studimi që kanë një numër shumë të ulët studentësh që janë regjistruar këtë vit akademik,” – u shpreh zv. rektori i UBT-sw, Ilir Kapaj.
Mbështetja financiare që qeveria ka dhënë për disa degë si programe prioritare nuk i ka joshur studentët.
“VKM e cila kërkonte t’i stimulonte studentët që do të studionin në këto programe studimi të fushës së bujqësisë duke i mbështetur financiarisht me 34 mijë lekë të reja në muaj dhe nga ana tjetër duke i përjashtuar nga tarifa e studimit. Numri i maturantëve nga viti në vit që aplikojnë për tu regjistruar në programet e ciklit të parë bachelor nga viti në vit po bie, kjo për shkak të emigracionit, një pjesë e mirë e tyre e maturantëve shkojnë dhe studiojnë në universitete jashtë vendit, por edhe për shkak të rënies së lindshmërisë,” – tha Kapaj.
Për të mos rrezikuar mbylljen e degëve Ministria e Arsimit duhet të tregohet më e kujdesshme në miratimin e kuotave.
“Ministria e Arsimit duhet të ndjek një politikë paksa më objektive në fakt kur miraton kuotat në nivel kombëtar për programe të caktuara studimi. Për të marrë shembullin e programeve të infermierisë janë programe të cilat ne investojmë si shoqëri në termat e resurseve kombëtare për t’i edukuar këta të rinj, 3000 apo 3500 në vit dhe po duket që një pjesë e mirë e tyre sapo mbarojnë këto programe studimi shkojnë dhe punojnë në Gjermani. Një investim kombëtar që të ikën jashtë vendin dhe nuk të kthehet,” – deklaroi Kapaj.
Pas përfundimit të studimeve, studentët e shikojnë të ardhmen në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik