Mesazh për Berishën? Gjiknuri: Protesta më 12 nëntor, një mini ngjarje
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e ka cilësuar një mini ngjarje, protestën që do të organizojë opozita më 12 nëntor.
Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e 78-vjetorit të çlirimit të qytetit, Gjiknuri u shpreh se nuk ka një mesazh për kryedemokratin, Sali Berisha pasi sipas tij, në PD ka shumë kryetarë.
“Këto janë mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi, shyqyr që kemi ardhur kësaj dite që Shqipëria edhe të protestojë, mbi të gjitha të ketë liri fjale dhe një qeverisje më të mirë në dobi të njerëzve. Nuk është hera e parë që protestohet, shpresoj që të mos rikthehet riminishencat e së kaluares së personave që kanë marrë përsipër të protestojnë.
Megjithatë, Shqipëria ka parë edhe me keq sesa protestat, kjo ngjarje do tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt. Nuk kam ndonjë mesazh për kryedemokratin sepse ka shumë kryedemokratë, por që shqiptarët janë vertet në një moment të vështirë për shkak të inflacionit dhe luftrave, por Shqipëria është një vend i sigurt me qeverisjen e së majtës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës