Balla: Koha kur Berisha u vinte gjoba investitorëve të huaj ka mbaruar

11 Nëntor 2022 | 19:22

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të opozitës ku kreu i PD-sw Sali Berisha, ka denoncuar marrëveshjen për Portin e Durrësit duke e quajtur atë një mega aferë korruptive.

Balla është shprehur se koha kur Berisha u vinte gjoba dhe u kërkonte përqindje investimeve të huaja në Shqipëri ka mbaruar.

“Sulmi i paskrupullt i Aleancës së Rublave dhe kujtdo tjetër që i mban ison Sali Berishës kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të Shqipërisë.

Koha kur Sali Berisha u vinte gjoba dhe u kërkonte përqindje investimeve të huaja në Shqipëri ka mbaruar njëherë e përgjithmonë”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla ka publikur edhe një video, ku sipas tij është historia e biznesmenit Zafar Ansarit, i cili në një intervistë të dhënë për një media kombëtare tregon se si Berishët i kërkuan 3% të investimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026