Analistët në Kosovë: Zgjedhjet në veri, të pamundura pa serbët
Liderët kosovarë zhvilluan takime me liderë të rëndësishëm europian gjatë Samitit të Paqes në Paris.
Këto takime, për analistin Artan Muhaxhiri, janë me rëndësi për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Duke njohur stilin politik të Presidentit Macron, është e pritshme që kërkesat e tij nga kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, kanë qenë të sakta dhe të drejpërdrejta”, tha ai.
Por pritje të njëjta nuk ka analisti Kushtrim Sadiku.
“Nuk shoh gatishmëri nga të dy palët në atë drejtim, e shoh si një moment të humbur”, nënvizoi analisti.
Sipas analistëve, kryeministri Albin Kurti duhet të fokusohet te plani franko-gjerman.
“Duhet që 100% të jetë pro planit franko-gjerman. Kjo është mënyra më realiste për të shkuar përpara. Kurti insiston në një bazë të mirë të planit franko-gjerman”, thanë ata.
Edhe përpjekja e institucioneve të Kosovës për të zhvilluar zgjedhje lokale në veri, pa dakordësinë serbëve, po konsiderohet një farsë.
“Të gjitha segmentet e shoqërisë në pjesën veriore kontrollohen nga Beoagradi, pa një zgjidhje politike, nuk mund të ketë zgjedhje legjitime në pjesën veriore të Kosovës”, theksuan ata.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë