Nada Daullja shpall kandidaturën për Bashkinë Vlorë

12 Nëntor 2022 | 13:53

Këtë të shtunë nënkryetarja e Partisë Demokratike në degën Vlorë, Nada Daullja ka prezantuar kandidaturën në Primare për bashkinë e këtij qyteti.

Ajo deklaroi se është përfshirë në garë pikërisht për risinë që po sjell PD-ja dhe për qëllimin e përbashkët, unitetin për të mundur kundërshtarin politik, siç e quan ajo, “armikun e votës së lirë dhe të dërguarit e tij part-time në Vlorën tonë.”

“Jo pak vlonjatë e kanë parë jetën jashtë qytetit të tyre, në Tiranë apo në emigracion. I respektoj thellësisht zgjedhjet dhe vendimet e tyre, por kam pasur brenda vetes një gjë që më bënte pak më vlonjate se të tjerët: nuk e kam menduar kurrë ikjen nga ky qytet, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë,” – u shpreh Daullja.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.

Vendimi ka ardhur pas kërkesës nga degët e PD për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026