“Kurti të jetojë në tokë, jo në qiell”, Spahiu: Do të tërheqë vëmendjen me targat
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i mendimit se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tregohet kokëfortë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Parisi ka marrë rolin e protagonizmit në raportet Kosovë-Serbi.
Sa më shumë vonon marrëveshjen Kosova me Serbinë, aq më shumë rriten apo ashpërsohen kushtet ndaj shqiptarëve. Pra, çdo dështim i marrëveshjes shkon në disavantazh të shqiptarëve, jo në disavaztazh të serbëve , sepse europianëve sa më shumë presion t’ju bësh ata vijnë me kushte më negative,” – tha Spahiu.
Juristi deklaroi se Kurti duhet të pranojë çdo marrëveshje për targat që i ofrojnë ndërkombëtarët sepse duhet të jetojë në tokë, jo në qiell.
“Në një moment kur gjithë bota është në prag të luftës së tretë botërore dhe lufta është në pragun e Europës dhe kur flitet për luftë bërthamore, Albin Kurti do të tërheqë vëmendjen me targat,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve