Protestës u bashkohen edhe ‘të vjetrit’, e pranishme Jozefina Topalli
Protestës së opozitës, të thirrur nga Partia Demokratike, i janë bashkuar edhe figura të vjetra të kësaj force politike.
Ish-kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, është e pranishme në këtë protestë.
Edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, një aleat i PD-së, gjithashtu është pjesëmarrës.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.
Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.
Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.
LEXONI GJITHASHTU
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës