Çfarë kërkon BE-ja nga Kina për luftën në Ukrainë?

12 Nëntor 2022 | 20:02

Shefi i Bashkimit Evropian, Chareles Michel, tha se blloku pret që Kina të “përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të shtyrë Moskën që të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Këto deklarata të Michel vijnë disa ditë para mbajtjes së samitit të G20-s në Bali, ku pritet që temë qendrore të jetë konflikti në Ukrainë.

Presidenti i Këshillit Evropian i bëri këto komente gjatë margjinave të samitit në Kamboxhia, ku ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje liderëve të Azisë Juglindore që të mbështesin Kievin, shkruan Radio Europa e Lirë. 

Përderisa Kina mbetet një partnere e madhe tregtare e BE-së, zyrtarët evropianë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Pekinit që publikisht të dënojë veprimet e Rusisë, por deri më tani Kina nuk e ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Kina ka refuzuar që të kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës dhe në vend të kësaj ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për luftën.

“Ne inkurajojmë autoritetet kineze që të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të bindur Rusinë që të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, që të respektojë sovranitetin e Ukrainës”, tha Michel për AFP-në.

Ai theksoi se Pekini “shpesh ka bërë deklarata në mbështetje të koncepteve të ligjit ndërkombëtar, të bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Deklaratat e Michel vijnë disa ditë para samitit të G20-s në Bali, ku presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping.

Michel tha se samiti është “një mundësi e rëndësishme për të parë njëri-tjetrin në sy” dhe shtoi se “ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është jashtëzakonisht serioze, së pari për ukrainasit, por edhe për mbarë botën”.

Raportet midis Kinës dhe BE-së janë përkeqësuar qëkur të dyja palët kanë vendosur sanksione, pas akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut nga Kina në rajonin Ksinjiang.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026