Shqipëria përgatitet për Italinë, Reja: Kontratën e ka në dorë presidenti i FSHF
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të dy miqësoreve të radhës, me Italinë dhe Armeninë. Trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar konferencën për shtyp ku ka treguar emocionet e kësaj përballje me axurrët.
“Ndeshja ndaj Italisë sigurisht që do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Unë kam kaluar të gjithë karrierën dhe jemi time në Itali, është e qartë që ky është një motiv kënaqësie dhe krenarie të luash kundër Italisë. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, kur të hyj në fushë dhe do të dëgjoj dy himnet bashkë. Është diçka normale dhe e bukur për dikë si unë me moshën që kam pasi kam punuar gjatë me skuadrat italiane,” – u shpreh ai.
Më tej, tekniku 77-vjeçar nuk mund të linte pa përmendur dhe kontratën e tij e cila skadon në fund të muajit nëntor.
“Duhet të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësi të vlerësojmë situatën dhe do të gjejmë kohën për t’u takuar dhe për të folur me qetësi. Nëse do të jetë mundësia që të vazhdoj, do të jem shumë i kënaqur, pra unë jam i gatshëm në këtë sens, por nuk jam unë Presidenti i FSHF-së dhe do të vendosë ai ose do të vendosim bashkë për të mirën e Shqipërisë,” – deklaroi Reja.
Lista e lojtarëve të grumbulluar për dy përballjet e radhës ka pësuar ndryshime krahasuar me atë të dy miqësoreve të fundit. Trajneri Reja e ka vlerësuar maksimalisht përballjen me italianët duke rikthyer titullarët.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve