‘Raporte të shkëlqyera’, Guri: 35 mijë martesa mes shqiptarëve dhe grekëve në Greqi
Përfaqësuesi i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Etmond Guri thotë se raportet e shqiptarëve me grekët në Greqi janë të shkëlqyera.
Në një intervistë për Euronews Albania, Guri u shpreh se ka mbi 35 mijë martesa mes shqiptarëve dhe grekëve.
Megjithatë, sipas tij, shqiptarët kanë ende probleme me çështjet e dokumentacionit.
“Mendimi i grekëve ndaj shqiptarëve shihet në shumë aspekte. Mendimi i parë është ajo që si neve na shikojnë nga ana ligjore dhe aspekti tjetër është shoqëria vendase, cilat janë raportet e komunitetit tonë me popullin grek. Raportet në nivel personal, familjar, shoqëror midis vendasve janë të shkëlqyera.
Aktualisht, kemi më shumë se 35 mijë martesa mikse, me shtetas grekë. Raportet me popullin grek janë të mira dhe forcohen dita ditës. Jemi shumë mirë me popullin grek, por jemi shumë pas me çështjen e dokumentacionit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge