Të boksosh për bamirësi, të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të shtëpisë së fëmijës
Në Durrës u mbajt një nga eventet më të mëdha të boksit në vend.
“Titanët” u ndeshën në ring, që të ardhurat e fituara të shkonin donacion për shtëpinë e fëmijëve në Shkozet.
“Një spektakël gjigand, një event shumë i madh dhe të ardhurat që vijnë nga biletat do t’i shkojnë shtëpisë së fëmijës”, tha Frederik Shohi, organizator.
“Uroj të ketë sa më shumë njerëz të tillë, që promovojnë sportin dhe bëjnë më të mirën e mundshme për të ndihmuar dhe për t’i dhënë sado pak atyre që kanë nevojë”, u shpreh Alban Alikaj, Presidenti i Federatës Shqiptare të Kicj-Boksit.
Ky edicion i tretë i “Titans Fight” solli 6 ndeshje profesioniste, pesë në kategorinë e boksit olimpik dhe një në disiplinën “Kick”.
Nelson Hysa u ndesh dhe fitoi përballë një prej boksierëve më të fortë britanik në peshat e rënda, Danny Williams, i cili vite më parë ka mundur legjendën e boksit Mike Tyson
Alban Beqiri mundi gjithashtu kundërshtarin e tij, Pal Olah nga Hungaria.
Fitorja ishte shumë pak për boksierët, kur marrin parasysh kauzën për të cilën u ngjitën në ring.
“Edhe tani që flasim dhe gjithmonë që është përmendur më është rrënqethur trupi prej kësaj ideje të mirë. Edhe Zoti i sheh këto punë, se na shkoi shumë mbarë e i fituam të gjitha ndeshjet”, theksoi Hysa.
“Për mua është një kënaqësi shpirtëore, një lumturi shumë e madhe, sepse do doja të organizoheshin edhe shumë të tjera të tilla për njerëzit në nevojë. Unë vetë vij nga një vend i varfër dhe pse kjo të bëjmë edhe shumë evenimente të tjera për njerëzit në nevojë”, nënvizoi boksieri Alban Beqiri.
Krahas boksierëve, në ring u ngjitën emrat më të njohur të botës së muzikës dhe humorit. Ata dhuruan spektakël në eventin, që si qëllim kishte kauzën e bamirësisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë