Bërnabiç pajtohet me Borrellin: Të respektohet ‘Marrëveshja e Brukselit’ për targa
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka deklaruar se serbët e Kosovës kërkojnë vetëm respektimin e Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me targat.
Bërnabiç tha se pajtohet me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën e Serbinë pa një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, tha kryeministrja e Serbisë për Tanjug.
Sipas saj serbët nga Kosova kërkojnë që Prishtina të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar në vitin 2013, e cila garanton BE-në se do të respektohen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me targat e veturave, të cilat janë nënshkruar më herët.
“Kemi punuar shumë për ta ndërtuar Serbinë dhe pastaj Kosova e Kurti kthehen për të zgjidhur disa gjëra, të cilat janë tashmë të zgjidhura”, tha ajo, e cila shtoi se sipas saj, të gjithë presin që Serbia të jetë gjithmonë fleksibile dhe tolerante tej mase.
Kujtojmë se dje ishte Borrell ai që kërkoi nga Kosova e Serbia t’i ulin tensionet dhe para datës 21 nëntor, datë kjo kur hyn në fuqi hapi tjetër i vendimit të Qeverisë së Kosovës ku hynë në fuqi masa e dënimeve për të gjithë ata që s’i konvertojnë targat ilegale në ato legale.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s