Tupe: Nga mouse deri tek save, fjalët e huaja që përdorim çdo ditë si të ishin shqip

17 Nëntor 2022 | 14:02

Profesor Edmond Tupe foli në një intervistë për Euronews Albania rreth një libri i cili përmban një fjalor teknologjie.

Shqetësimi i tij në këtë situatë lidhet me fjalë të cilat merren të gatshme nga gjuha e huaj dhe përdoren, si për shembull “mouse, save-oj” e më tej.

“Unë e dija që do ishte detyrë e vështirë për mua, ngurrova, bashkautori nguli këmbë dhe pranova,” – u shpreh Tupe i cili sqaroi gjithashtu se për librin është punuar rreth 3 vjet.

Po sa e lehtë do të jetë përshtatja me gjuhën shqipe e fjalës mouse të cilën jemi mësuar ta përdorim rëndomë?

Tupe tha se shqipja ka fjalën e bukur mi ose miush dhe nuk ka arsye të mos përdoret.

Shkrimtari sugjeron që ka fjalë që s’mund të ndryshohen, si për shembull internet, që nuk mund të quhet ndër rrjet, ndërsa ka dhe fjalë të cilat mund të përshtaten shumë mirë në gjuhën shqipe dhe nuk kanë pse të huazohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024