Reshjet e shiut në Veri, bllokim rrugësh dhe ndërprerje energjie
Reshjet e shiut dhe moti i keq ka prekur qarkun e Shkodrës ku në disa akse e rrugë ka pasur disa problematika.
Korrespondenti i Euronews Albania Teodor Gjerga rapotoi se në 48 orët e fundit i gjithë qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet intensive dhe të vazhdueshme me ndërprerje të vogla.
Në disa momente ka pasur prani të shtuar uji edhe në disa pjesë të qytetit dhe në pedonale, por me ndalimin e reshjeve situatë është normalizuar.
Më problematike ka qenë situata në rrugët rurale, në prefekturën e Shkodrës, sidomos nga rrëshqitja e gurëve në zonë e Prekalit ku bashkia po ndërhyn për pastrimin e rrugës. edhe në disa zonat të thella më Malësinë e Madhe situata ka qenë e njëjtë, madje ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në këto zona ka pasur edhe prani të erës që ka vështirësuar lëvizjen dhe ka favorizuar rrëshqitje të gurëve në rrugë. Në zonën e Vermoshit ka pasur bllokim të rrugës për shkak të gurëve por për shkak të ndërhyrjes është bërë e mundur hapja e rrugës. Është raportuar për reshje të dendura në dy ditët në vijim që mund të krijojë probleme në afërsi të lumenjve dhe daljen nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit për javën
- Parashikimi i motit për javën, vranësira dhe reshje shiu
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus