“Kush është ky?!”, Açka shpërthen ndaj Ramës: Ka sjellje satanike
Deputetja e PD-së, Flutura Açka i cilësoi sjelljet e kryeministrit Rama si “satanike” gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Ajo u shpreh se nuk e duron dot qëndrimin e tij.
“Kush është ky, po pyes publikisht shqiptarët, që na thotë ne se jemi të pa fe, që nuk kemi din dhe iman, ky njeri që është pinjoll i atyre etërve që frymëzuan 55 vite më parë të shkatërronin kultet fetare, që i depërtuan klerikët, i arrestuan, disa prej të cilëve akoma nuk e dinë ku i kanë varret dhe familjarët nuk e dinë ku i kanë që t’i qajnë? Kush është ky që na thotë ne nuk kemi atdhe, ky që harxhon nga atdheu miliona euro në ajër duke ja hequr skalpin shqiptarëve,” – deklaroi Açka.
Deputetja tha se Rama që flet për atdhe ka lënë pa atdhe gati 1 milionë shqiptarë në vitet e qeverisjes së tij.
Sipas saj Rama është truri i kokës së krimit dhe është ai që duhet ti nxjerrë në pah të gjithë “rublaxhinjtë” për të cilët flet e kësisoj i bën një nder opozitës dhe shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 16:45 Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë
- 16:44 Presidenti libanez: Nuk do t’i lëshojmë Izraelit asnjë centimetër territor
- 16:41 Vatikani përjashton nga kisha të gjithë anëtarët e grupit ultrakonservator SSPX
- 16:40 Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 16:34 Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
- 16:29 Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë