Energjia, Rama: Mbetemi në tregje të vogla nëse s’shkojmë përtej kufijve

17 Nëntor 2022 | 16:10

“Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe të shkojmë përtej kufijve”, kështu u shpreh në Beograd kryeministri Rama, i cili mori pjesë në konferencën për energjinë e rinovueshme.

Energjia bëri bashkë në Beograd 5 nga 6 liderët e ballkanit perëndimor në konferencën mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme me iniciativë të qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze.

Për kryeministrin Rama kur veprohet në mënyrë rajonale edhe qasja në financime për të mbështetur Ballkanin perëndimor është më e lehtë. Për Ramën takimi shërbeu për të konceptuar një master plan rajonal dhe një udhërrëfyes investimesh.

“Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq”- u shpreh Rama.

Ndërsa për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç do të duhet të ndryshojmë strukturën e sektorit të energjisë që të kemi më shumë burime të rinovueshme.

“Na duhet edhe një reformë edhe më e vështirë në sektorin e energjisë për sa i përket edhe sektorit financiar dhe fiskal sepse duhet të ndryshojmë vetën që të sigurojmë një të ardhme më të mirë”- tha Vuçiç.

Kryeministri Rama tha se në Shqipëri ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet, njëra impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe tjetra një sistem për të prodhuar energji përmes ujit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026