Berisha bllokon foltoren, paralajmëron protestën e radhës. Alibeaj: Opozitë pazaresh

17 Nëntor 2022 | 17:27

Sali Berisha bllokoi foltoren e Parlamentit në seancën e sotme plenare, pasi sipas tij, opozitës nuk po i jepet kohë mjaftueshëm për të diskutuar rreth çështjeve të rendit të ditës.

Kjo bëri që nënkryetarja e Parlamentit të ndërpriste seancën, por kryedemokrati Berisha komunikimin e vijoi live me ndjekësit e tij në Facebook.

Me tone më të qeta, por sfiduese, deklaratat e kryedemorkatit vijuan edhe jashtë sallës së Paalamentit, aty nga ku paralajmëroi se së shpejti PD do të vendosë për një tjetër protestë kombëtare.

Berisha la të kuptohet, se një datë e mundshme për protestën e ardhshme është 6 dhjetori, datë kur në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Por gjuhën ndaj kryedemokratit nuk e ashpërsuan vetëm socialisët. Si kurrë më parë, kreu Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj akuzoi Berishën për opozitë false, pazaresh e oligarkësh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026