Balla-opozitës: Nuk fitoni as në 2029-n nëse nis projekti për Portin e Durrësit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se opozita nuk do të fitojë as zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2029, nëse nis zbatimi për projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.
Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë në Kuvend, Balla u shpreh se ‘non gratat’, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha, nuk mund të blejnë prona në këto projekt, pasi janë të përjashtuar në kontratë.
“Duhet të kuptoni që, arsyeja pse ju jeni bërë lukuni për të sulmuar këtë projekt, është që vëllezërit e Saliut, ‘non gratat’, kolegët e Saliut janë përzënë, është vënë rrjetë dhe nuk mund të penetrojnë. As Zeni, as Saliu nuk mund të blejë pronë këtu sepse nuk e lejon kontrata.
Asnjë ‘non grata’ nuk mund t’i afrohet këtij projekti. Prandaj është nxehur Saliu. Ju dëgjova në mëngjes teksa flisni me njëri-tjetrin. E keni të qartë, po filloi projekti i Durrësit, ju nuk fitoni më as në Durrës, as në Shqipëri, as në 2029-n”, theksoi ai.
Disa ditë më parë, Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Portit të Durrësit, të nënshkruar nga qeveria, por ende të pamiratuar në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi